Financat Vendore

Financatvendore.al është një platformë elektronike e hapur për të dhënat financiare në nivel vendor. Kjo platformë u ndërtua nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe aktualisht mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në kuadër të Projektit për Promovimin e Demokracisë Lokale në Shqipëri.

Qëllimi i platformës është të mundësojë disponueshmërinë e të dhënave mbi financat vendore në mënyrë sistematike dhe të kuptueshme për publikun. Kjo platformë përmbledh për të parën herë të dhënat mbi të ardhurat dhe shpenzimet faktike për të gjitha Njësitë e Qeverisjes Vendore (NjQV) në vend prej vitit 2010.

Financatvendore.al u vjen në ndihmë aktivistëve, organizatave të shoqërisë civile, medias,bashkive, studiuesve, studentëve, dhe ekspertëve të fushës, për të siguruar, kuptuar dhemonitoruar përdorimin e fondeve publike nga NjQV-të, me qëllim forcimin e demokracisëvendore dhe rritjen e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje.

Mbi Financat Vendore

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2021 Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit

Më shumë informacion »

Publikimet më të fundit




Si të na kontaktoni

Autostrada Tiranë — Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri

Tel. (+355) 424 07423-4
Fax. (+355) 424 07425
Mob. (+355) 697 082668